KRYEFAQJA » LAJME » Vazhdojnë përpjekjet për marrëveshjen maxhorancë – opozitë
Rama bën përgjegjës Bashën për protestën

Vazhdojnë përpjekjet për marrëveshjen maxhorancë – opozitë

Burime të ndryshme mediatike bëjnë të ditur se maxhoranca e majtë dhe opozita e djathtë po përpiqen mes përplasjesh të forta të arrijnë marrëveshjen e kërkuar më së shumti nga komuniteti ndërkombëtar për ti dhënë fund krizës politike në Shqipëri. Nuk ka hollësi rreth tyre, por në vemendje është e quajtura “Paketa McAllister” e përkrahur edhe nga zyrtarët e lartë amerikanë. Paketa parashikonte, shtyrje të procesit zgjedhor mundësisht për në 16 korrik, zëvendësim të katër ministrave të qeverisë Rama me persona teknikë të propozuar nga kryeministri dhe të pranuar nga opozita, zgjidhjen me konsensus të Presidentit të Republikës dhe të Avokatit të Popullit, kreu i KQZ të ishte i opozitës, me kushtin që shumica t’i lihej mazhorancës, tryezë e rrumbullakët të OSBE për pjesëmarrjen e OJQ –ve në monitorimin e procesit. Disa pika të saj duket se po modifikohen për shkak të zhvillimeve të ndodhura. Mbrëmjen e së martës qarkulluan lajme kontradiktore që bënin përgjegjës herë kryeministrin Rama, herë kreun e opozitës Basha për dështimin e përpjekjeve. Ndërkohë vihet re një intensifikim i përmjekjeve ndërkombëtare veçanërisht ayre amerikane.

Sicred