KRYEFAQJA » LAJME » Vazhdojnë ndryshimet në kupolën e Policisë së Shtetit
Të paktën 41 të arrestuar në një operacion të madh policor

Vazhdojnë ndryshimet në kupolën e Policisë së Shtetit

Shkarkimet në nivele të ndryshme drejtuese të Policisë së Shtetit kanë vazhduar. Me urdhër të drejtorit të përgjithshëm të Policisë së shtetit janë shkarkuar nga detyra Drejtori i Kufirit dhe Migracionit në Durrës, Boke Budini dhe në  vënd të tij është emëruar Lindida Nushi. Shkak për firmosjen e shkarkimit të tij mësohet se është bërë dhe sasia prej 10 ton drogë të zbuluar pak kohë më parë nga policia italiane, sasi e cila dyshohet të ketë kaluar nga porti më i madh në vënd. Ndërkohë mësohet se është larguar nga detyra edhe drejtori i laboratorit të kriminalistikës Dritan Zoto. Pas ndryshimit të kreut të Ministrisë së Brendshme, ardhjes në këtë post të zotit Fatmir Xhafaj,  ky është shkarkimi i 30 i drejtuesve të lartë në Policinë e Shtetit. Po kështu janë ndryshuar 10 drejtorë qarqesh si dhe 29 drejtues të tjerë krysisht shefa hetimi dhe shefa kufiri.

Sicred