KRYEFAQJA » LAJME » Vazhdojnë komentet rreth audiopërgjimit Bianku-Biba
Vazhdojnë komentet rreth audiopërgjimit Bianku-Biba

Vazhdojnë komentet rreth audiopërgjimit Bianku-Biba

Politika shqiptare vijon të lëshojë deklarata lidhur me audiopërgjimin e nënkryetarit të KQZ Denar Biba me gjyqtarin shqiptar në Strasburg Ledi Bianku.
Zoti Denar Biba ka reaguar sërish të enjten, duke përsëritur se ai nuk ishte as ndikim dhe as shantazh, duke shtuar se edhe vetë Gjykata e Strasburgut nuk e ka konsideruar të tillë. Sipas zyrtarit të lartë KQZ i zgjedhur nga PS, ka një arsye se përse ai që e quan teatri politik shqiptar po vijon të akuzojë lidhur me këtë audio-përgjim. Ky është shantazhi në prag të zgjedhjeve lokale të 2019-ës. Zoti Biba deklaroi se do ti drejtohet me një letër gjykatës për të shprehur shqetësimin e tij se kush e ka kryer këtë përgjim pa mandat.
Por nga ana tjetër Partia Demokratike vijon të këmbëngulë se Strasburgu e ka konfirmuar shantazhin e Bibës. Deputetja Jorida Tabaku vijoi më tej duke akuzuar qeverinë se po shpronëson për herë të dytë pronarët. Tabaku tha se beteja e PD do të vijojë për të drejtat e pronës dhe pronarëve.

Sicred