KRYEFAQJA » LAJME » Vazhdojnë këshillimet në Gjermani për Shqipërinë

Vazhdojnë këshillimet në Gjermani për Shqipërinë

Vendimi i Gjermanisë për Shqipërinë është ende në proces këshillimi. Ambasada gjermane në Tiranë iu përgjigj interesimit të televizionit publik për proçedurën që do të vendose paraprakisht votimin në parlament. “Sipas legjislacionit gjerman qeveria federale dhe bundestagu gjerman duhet të bien dakort përpara votimit të këshillit europian lidhur me çeljen e bisedimeve të anëtarësimit. Ky proçes aktualisht është ende duke vijuar që do të thotë se këshillimi brenda përbrenda qeverisë federale në koordinim të ngushtë me Bundestagun do të zgjase edhe ca. Nuk ka ende datë të caktuar për përmbylljen e këtij procesi në formën e një vendimi nga ana e bundestagut gjerman”. Ndërkohë deklarata e ministrit të jashtëm gjerman sot në Paris në konferencën e udhëheqësve për çështjen e jashtme është cilësuar me tone optimiste . “Personalisht mendoj se duhet t’i hapim bisedimet e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Gjermania është një situatë shumë delikate. Nëse nuk do të ketë pranim publik, nuk funksionon. Shpresoj që të arrihet nga të dy palet”.

Sicred