KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Vazhdojnë akuzat ndaj Manafortit, ish manaxheri i fushtatës së Trumpit

Vazhdojnë akuzat ndaj Manafortit, ish manaxheri i fushtatës së Trumpit

Prokurorët amerikanë kanë akuzuar Pol Manafort, ish manaxheri i fushtatës së Donald Trump, se është përpjekur të kontaktojë me dëshmitarë potencialë para zhvillimit të gjyqit të tij. Këshilltari special, Robert Myler, i cili po heton ndërhyrjen e pretenduar ruse në zgjedhjet amerikane, bëri të ditur se Manafort ka kontaktuar persona që kanë lidhje me çështjen e evazionit fiskal dhe pastrimit të parave që është ngritur ndaj tij. Kjo, në kundërshtim me kushtet e lirimit të tij në pritje të gjykimit. Sipas mocionit të Myler, Manafort ka kontaktuar me dëshmitarë që do të thirreshin të dëshmonin për lobimin e paligjshëm që ai kishte ndërmarrë në emër të qeverisë së mëparshme pro-ruse të Ukraninës. Thuhet se Manfort ka fituar dhjetra miliona dollarë nga një fushatë për përmirësimin e imazhit të asaj qeverie në Europë dhe SHBA, por ka dështuar në regjistrimin e kësaj pune, cka përbën shkelje penale. Sipas FBI-së, Manafort u dorëhoq nga drejtimi i fushatës së Trump në gusht të 2016-ës. Ai ka qenë në arrest shtëpie që nga tetori i shkuar. Ndërkohë, Këshilltari Myler i ka kërkuar gjykatësit të rastit të rishikojë lirinë me kusht të Manafort.

Sicred