KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Vatikan, Papa pret Trampin

Vatikan, Papa pret Trampin

Presidenti amerikan, Donald Tramp, e nisi me një ndalesë në Vatikan etapën e parë të vizitës së tij në Itali. I shoqëruar nga bashkëshortja e tij Melani dhe i nderuar nga garda zvicerane e Vatikanit, kreu i Shtëpisë së Bardhë u prit më pas nga Papa Françesku, me të cilin shkëmbyen dhurata dhe përgëzime të ndërsjella. Papa i dhuroi Trampit një medalion bakri me figurën e dy gurëve të ndarë, që i bashkon një degë ulliri. “Po jua dhuroj që të jeni edhe ju një mjet paqeje” i tha papa zotit Tramp. “Eshtë nder shumë i madh për mua që ndodhem këtu”, tha presidenti Tramp në nisje të takimit privat, ndërsa para se ndaheshin, i tha atit të shenjtë: “Nuk do t’i harroj ato që më thatë”. Papa e ka kritikuar disa herë udhëhehqësin amerikan lidhur me politikat e tij për emigrantët.

Sicred