KRYEFAQJA » LAJME » Vasili: Shqetësimet për OMN janë të ndreqshme!
Vettingu, Vasili i shkruan sërish Calaverës

Vasili: Shqetësimet për OMN janë të ndreqshme!

Përkundër komenteve të tensionuara rreth letrës që ministri i ri i drejtësisë Petrit Vasili u ka drejtuar ambasadorëve lidhur me OMN (Operacioni i Monitorimit Ndërkombëtar) dhe krijimit të bordit të tij, vetë zoti Vasili është shprehur se shqetësimet e tij janë të ndreqshme. “Kam ngritur disa çështje që besoj se janë plotësisht të ndreqshme, të cilat e futin procesin në një udhë të qartësisë së kushtetutës, që vendosin qartë rregullat e komunikimit mes institucionit të ONM dhe komunikimet edhe me institucionet shqiptare. Letra këto sjell në vëmendje,  pastaj kush do të jenë reflektimet nuk vijnë nga unë” tha zoti Vasili për gazetarët. Në letrën që mban datën 20 shkurt, zoti Vasili vlerëson se ngritja e Bordit të Monitorimit Ndërkombëtar është antikushtetues. Sipas tij për rolin që do të ketë ONM-ja duhet një marrëveshje ndërkombëtare. Për ministrin e ri të drejtësisë edhe roli i deritanishëm i Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, është në kundërshtim me kushtetutën, pasi nuk mund të urdhërojë emërimin e vëzhguesve ndërkombëtarë.

Sicred