KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Vasili : Me TVSH Rama po lufton të varfërit dhe pasuron të pasurit

Vasili : Me TVSH Rama po lufton të varfërit dhe pasuron të pasurit

Në debatin politik mbi futjen e biznesit të vogël në skemën e TVSH-së, është pëfshirë edhe LSI, partia e tretë më e madhe e parlamentit shqiptar. Grupi i saj parlamentar ka diskutuar gjatë të hënën rrethë kësaj çështje dhe kreu i tij Petrit Vasili, i kujtoi kreut të qeverisë Rama, dikur aleati i tij, se dy vite më parë e trajtonte bisnesin e vogël si aleat. “Ne duam që TVSH të mos përfundojë në xhepat e një grushti të pasurish” citon zoti Vasili kryeministrin Rama, duke shtuar e vërteta ishte se pas deklaratave të zotit Rama oligarkët u shprehën shumë të lumtur. “Kryeministri ka bërë gjetjen e rradhës, që është një gjetje e jashtëzakonshme që të luftojë të varfërit për të pasuruar të pasurit” tha zoti Vasili.
LSI diskutoi në mbledhjen e grupit parlamentar edhe Reformën Zgjedhore, tashmë pas miratimit në seancën e se enjtes të komisionit parlamentar të posaçëm që do të bashkëdrejtohet nga ligjëvënësi socialist Bledi Çuçi dhe ai demokrat Oerd Bylkbashi. Sipas Petrit Vasili dy janë çështjet thelbësore që duhen zgjidhur, shitblerja e votës dhe moskandidimi apo përfshirja në fushatë të personave me precedente penale. “E gjithë opozita do jetë në një front të bashkuar, pasi po nuk u dhanë përgjigjet e qarta klientët, baronët e drogës e të krimit do të vazhdojnë të mbajnë telekomandën e pushtetit” tha zoti Vasili.

Sicred