KRYEFAQJA » LAJME » Vasili: Me LSI, ekonomia shqiptare rritet 10 përqind në vit
Vasili për RTSH: LSI nuk do bojkotojë parlamentin

Vasili: Me LSI, ekonomia shqiptare rritet 10 përqind në vit

Me sloganin “Një shans për të gjithë” Lëvizja Socialiste për Integrim, aktualisht partia e trete më e madhe në Shqipëri, ka nisur fushatën e saj me ambicjen të dali forca e parë politike në zgjedhjet e përgjithshme të 25 qershorit. Kreu i saj zoti Petrit Vasili ka paraqitur një program ambicioz veçanërisht për punësimin, zhvillimin e bujqësisë e turizmit, uljen e taksave për biznesin si dhe rritjen e ekonominsë. “Nga 170 mijë vende të reja pune të programuar me saktësi në planin tonë, 100 mijë vende të reja pune të mirëpaguar janë menduar vetëm për të rinjtë” tërhoqi vemendjen zoti Vasili gjatë një komunikimi të drejtëpërdrejtë në rrjetin social Fejsbuk.
Ai premtoi se do të “Bëjmë zero TVSH për produktet bujqësore dhe zero tatimin mbi fitimin në bujqësi, heqjen e tatimeve për 5 vjet për këdo që zhvillon turizmin në zona të thella malore dhe rurale”.
Sipas kreut të LSI, programi i kësaj partie parashikon ulje taksash për afro 90 përqind të bizneseve, ndërsa premtoi rritjen me 5 përqind të buxhetit të arsimit dhe shëndetësisë.
Politika ekonomike e LSI do të ketë në vemendje edhe pagat. “Për pagat nga 350 mijë lekë të vjetra deri në 2 mln lekë të vjetra ky tatim do të llogaritet në masën 8 përqind nga 20 përqind që ishte në të shkuarën dhe është realisht. Përgjysmim i TVSH për produktet bazë të shportët nga 20 përqind në 10 përqind” premtoi zoti Vasili. Sipas tij programi i garanton Shqipërisë një rritje ekonomike 10 përqind në vit.

Sicred