KRYEFAQJA » LAJME » Vasili : “Maturi në funksion të zgjidhjes politike”
Vasili : “Maturi në funksion të zgjidhjes politike"

Vasili : “Maturi në funksion të zgjidhjes politike”

LSI partia e dytë më e madhe e koalicionit në pushtet e konsideroi “Maturi në funksion të zgjidhjes politike”, vendimin e kryeministrit Rama për të tërhequr kandidatin në Kavajë për zgjedhjet e 7 majit. Kreu i Kësaj partie Petrit Vasili tha se shtyrja e zgjedhjeve u bë “për të çtensionuar situatën”. “Zgjedhjet me standard janë një sfidë pa kthim. Dialogu duhet të vazhdojë duke iu krijuar hapësira” tha zoti Vasili. Pak kohë më parë me rastin e bërjes publike të kandidaturave për kreun e ri të Bashkisë së Kavajës, LSI u tërhoq dhe tha se nuk do të mbështeste asnjë kandidaturë.

Sicred