KRYEFAQJA » LAJME » Varrezat e dëshmorëve restaurime të panevojshme

Varrezat e dëshmorëve restaurime të panevojshme

 

Më shumë se 120 varre të dëshmorëve në qytetin e Kukësit janë në gjendje të mjerueshme, pasi kurre nuk është vënë dorë për rikontruksionin e tyre. Agim Braha , Kryetari i Organizaes së Familjeve te dëshmorëve Kukës, thotë se : “ë vlerësosh e të nderosh ata të cilët flijuan jetën e tyre në ditën më të mirë të rinisë për Shqipërinë. Bujar Muçmata, Sekretar i Përgjithshëm i Bashisë Kukës shprehet duke thënë se, : “Bashkia aktualisht ka të gatshëm projektin por është në përpjekje të vazhdueshme për të përmbushur të gjitha pikat që e përbejne atë. Gjithashtu edhe për përmirësime e masa gjithmonë më efektive që do të pasojnë. Në varrezat e dëshmorëve në Kukës prehen eshtrat e 94 të rënëve për pavarësinë e vendit , 86 në luftën Antifashiste Nacional-Çlirimtare si dhe 20 dëshmorë te punës. Në varrezat e dëshmorëve të Korçës prehen eshtrat e 940 të rënëve. Investimi i bërë para dy vitesh nga ana e bashkisë, ka qenë i vetmi i vënë në dispozicion në këto 30 vitet e fundit. Edhe në varrezat e dëshmorëve të Fierit, prej më shumë se 27 vitesh nuk është bërë asnjë investim. Prej vitit 2012 mirëmbahen nga sipërmarrje private, kontraktuar nga bashkia. Në Gjirokastër e Vlorë, investimet e kryera së fundmi janë të lexueshme, e po kështu në Lushnjë i vetmi problem mbetet rrethimi i tyre.

Sicred