KRYEFAQJA » LAJME » Bota » VAR i jep fitoren Francës
VAR i jep fitoren Francës

VAR i jep fitoren Francës

Franca ka arritur një fitore të çmuar ndaj Australisë, duke marrë 3 pikët e para në grupin C. Golat për francezët u shënuan nga Griezman dhe Pogba, ndërsa për australianët nga Jedinak.

Por disa media e kanë konsideruar fitoren e Francës si një fitore teknologjike. Në të dy golat e saj arbitrit ju desh të konsultohet me ekranin e televizorit të vendosur në hyrje të fushës, për të marrë më pas vendimet e tij që në dy rastet ishin në favor të Francës. Fillimisht ishte penalltia e dhënë për Griezman dhe pastaj goli i dyshimtë i Pogbas.

Kjo shënoi edhe herën e parë që sistemi VAR (Video Assistant Referee) përoret në takimet e kupës së botës.

Tashmë pritet takimi tjetër i këtij grupi mes Perusë dhe Danimarkës.

RTSH e sollit takimin drejtpërdrejt në RTSH1HD dhe RTSH SPORT, si dhe livestream në www.rtsh.al brenda territorit shqiptar.

Sicred