KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Vangjush Mio: Poeti i Peisazhit Shqiptar

Vangjush Mio: Poeti i Peisazhit Shqiptar

Poeti i peisazhit shqiptar Vangjush Mio me ekspozitën retrospektive në Venezia po tejkalon parashikimet. Kritika dhe media italiane po zbulojnë një univers të panjohur dhe imagjinuar më parë për një piktor që vjen nga Shqipëria në qendrën Orione në Venezia. Publiku italian është magjepsur pas këtij piktori të cilësuar nga kritika si i vetmi impresionist shqiptar por me një lidhje të fortë me Italinë dhe me peisazhin venecian në veçanti. Bashkëkuratorët Vladimir Myrtezai dhe Migena Hajdari janë të entuziasmuar për këtë hap të rëndësishëm në zbulimin e artit shqiptar përtej kufijve. “Të gjitha gjërat që i hodhem si hipotezë na u kthyen mbrapsht si një rivlerësim apo si një konfirmim i një figure që më patjetër në ktë periudhë duhet të lëvizte si shtresë kulturore për ta çuar matanë kufijve. Influencat e shkollës janë kryesore që e formojnë ktë piktor por është shumë interesante që opinioni i Gran Zotos një studiues dhe kritik arti i cili e zhvendoste herë tek impresionizmi, herë thoshte del thoshte te momentet pas impresioniste dhe pastaj kishte një kalim në momentin që nuk është burimor që nuk pikturon direkt nga natyra hyn tek metafizikët” theksoi kuratori Vladimir Myrtezaj. Ndërsa kuratorja Migena Hajdari tha se “nuk mundet të mos jemi plotësisht të kënaqur për rezultatet, shumë më lart se pritshmëritë tona. Jo vetëm për numrin e vizitorëve, që ka arritur në 600-700 vizitorë në javë që nga çelja e ekspozites me 14 mars, por edhe për reçensionet nga kritika e specializuar që e sheh artistin tonë si një piktor i kalibrit ndërkombëtar. Piktura si “Në studion e piktorit” janë krahasuar madje edhe me vepra të Carra-se dhe Metafizikes”. Ekspozita, e strukturuar si një sekuencë kinematografike me rreth 70 vepra të cilat janë siguruar në masën më të madhe nga koleksioni privat i vajzës së artistit. “Një nga arsyet që zgjodhem këtë zonë është pikërisht sepse mu pranë aty për shans qëllon që ai ka pikturuar tek kisha Shën Vidal. Është elementi më i bukur që na ndodhi në ktë ekspozitë sepse morem të bijën një artifakt i gjallë dhe e dërguam në vendin e ngjarjes dhe ekspozita ishte pranë por edhe akti i piktorit ku ka pikturuar ishte po pranë” theksoi me tej kuratori Vladimir Myrtezaj. Ky rrugëtim piktorik e njeh publikun nga afër jo vetëm me ndodhitë biograke dhe artistike të Vangjush Mios në kërkimin e tij për bukurinë patriotike ideale dhe në evidentimin e dritës dhe ngjyrave mesdhetare. Një tjetër mesazh që vjen nga kjo ekspozitë e rrallë është njohja përmes artit të Mios me transformimet dhe ndryshimet e shoqërisë shqiptare në të cilat artisti jetoi. Homazh Vangjush Mios, është e para ekspozitë retrospektive italiane e dedikuar artistit Shqiptar e organizuar nga Blu Art gallery me mbështetjen e dy ministrive të kultures së dy vendeve do të qëndroje e hapur deri me 22 prill.

Sicred