KRYEFAQJA » LAJME » Vala digjitale në Fier, dritare e re për banorët

Vala digjitale në Fier, dritare e re për banorët

Qarku i Fierit është një nga më të mëdhenjtë në Shqipëri. Ai është kthyer tashmë në kryeqendër të industrisë së naftës e gazit dhe përpunimit të tyre, tregëtisë, por edhe buqësisë. Fieri ështe tashmë edhe pika kryesore e transportit të gazit nga Shqipëria drejt Italisë. Gazësjellësi TAP që kalon mes për mes Shqipërisë, po i jep një frymë dhe fytyrë të re qarkut, i cli duket se po rilind falë edhe përhapjes së valëve digjitale të RTSH. Ndezja e transmetuesëve të Ligovunit dhe Ardenicës, ka sjellë një sinjal të ri FULL HD për fierakët dhe gjithë rajonin, i cili shtrihet në një sipërfaqje të madhe.
Qytetarët e pyetur për shërbimin që transmetuesi publik u ofron, thonë se për herë të pare se ata po shohin programacion me cilësi të lartë.
Pushteti lokal në Fier ka qenë në ndihmë të Televizionit Publik. Ai ka organizuar shpërndarjen falas të dekoderave DVB T2 për të gjitha familjet në nevojë.
Një prej familjeve që kishte përfituar një dekoder falas është edhe ajo e Ramadan Çelës i cili jeton në periferi të Fierit. Në shtëpinë e tij ndezja e dekoderit dhe instalimi i paketës digjitale është konsideruar si një dhuratë e çmuar, veçanërisht për gjyshen e shtëpisë.
Që prej dy javësh qyteti i dashuruar shumë me sportin, veçmas me futbollin, kujtoj ekipin e tyre legjendar “Apollonia”, po përjeton emocionet e Kampionatit Botëror FIFA Rusi 2018. Në qytet por edhe në fshatrat e Bashkisë së Madhe të Fierit ndeshjet e futbollit elitar janë në qendër të vëmendjes.
Lokalet e qytetit të Fierit janë kthyer në stadiume të vegjël ku bëhet tifo për gati gjithë skuadrat.
Ndezja e valës digjitale për Fierin është një prej ngjarjeve të rëndësishme për qytetin dhe gjithë qarkun. Ato shoqërojnë investimet e shumta që po përjeton ky rajon, banorët e të cilët vazhdimisht shpresojnë për një jetë më të mirë mes pasurive që natyra u ka dhënë jo pak.

Sicred