KRYEFAQJA » LAJME » Vaksina e fruthit, dyndje në konsultore
Vaksina e fruthit, gjendja në konsultore

Vaksina e fruthit, dyndje në konsultore

Shpërthimi i fruthit rikthen nëpër konsultore prindërit e dyzuar. Mjekët në qëndrat e konsultoreve të bebeve në Tiranë, thonë se vetëm në 10 ditët e fundit ka patur një fluks kërkesash në rritje për aplikimin e vaksinës së Fruthit, aq sa është kërkuar furnizim me vaksina shtesë. Nga frika e pasojave të rënda në rast infektimi nga fruthi, po vaksinohen edhe ata fëmijë prindërit e të cilëve më herët kanë refuzuar bindshëm me shkrim vaksinën. “Nuk pranoj ta bëj vaksinën. E mbaj vetë përgjegjësinë nëse fëmija im preket nga fruthi.”- shkruan një prind mbi kartelën e vaksnimit të fëmijës. Sipas statistikave 25% e fëmijëve mbi moshën 1 vjeç kanë mbetur pa u vaksniuar për shkak të frikës që mbizotëron tek disa prindër se ajo mund të shkaktojë autizëm. Pediatrja e konsultores Nr.3 Mimoza Çabiri thotë se krahas vaksinimit, konsultoret këto ditë po lëshojnë edhe shumë vërtetime në lidhje me këtë proces për shkak të kërkesave për konfirmim nga shkollat, kopshtet dhe çerdhet të cilat kanë urdhër te zbatojnë ligjin për të mos pranuar fëmiëe të pavaksinuar.

Sicred