KRYEFAQJA » LAJME » Vaksina antigrip po tërheq shumë pacientë

Vaksina antigrip po tërheq shumë pacientë

Ndryshe nga vitet e shkuara, këtë vit, vaksina antigrip po tërheq shumë pacientë për ta aplikuar. Përveç atyre që imunizohen çdo vit, ka edhe nga ata që rekomandohen nga mjeku i familjes. “Sivjet e kam shumë të rëndë. Vjet kam qenë më lehtë. Tani kam marrje mëndsh, dhimbje koke, gëlbazë të fortë, dhimbje fyti. Ndaj dhe mjekja më tha se duhet të shkoj të bëj vaksinën se do të lehtësoj” thotë një i moshuar.
“Ky është momenti dhe periudha më e përshtatshme që të bëjnë vaksinën e gripit për të kaluar një sezon më të lehtë ose pa shenja fare” thotë mjekja pediatre Anila Sevdari. Ajo shton se disa kategori qytetarësh e kanë të domsodoshme këtë vaksinë. “Sidomos ato grupmosha apo pacientë që kanë diagnoza që janë të riskuara, si sëmundjet kardiovaskulare, ato respiratore, pacientë që kanë probleme me diabetin, sëmundje kronike, që kanë një imunitet të prekur këshillohet të vijnë” shton ajo.
Vaksina mund të arrijë një mbulim mbrojtës deri në 70 përqind të rasteve, por aplikimi i saj jo detyrimisht do të thotë të mos prekesh nga gripi. Mjekja Anila Sevdari spjegon se “Vaksina ka shtame të inaktivizuara të viruseve, por këto shtame janë në numër të aktivizuar. Nëse në sezon bien këto shtame të virusit mbi 70 përqind sigurohet mbrojtja. Nëse kemi shtame të reja, gripi kalohet me pak vështirësi”.
Dr. Anila thotë se vaksinimi tek fëmijët rekomandohet mbi 12 muajt e parë të jetës dhe sidomos tek ata që vuajnë nga azma bronkiale, rinitet alergjike dhe janë të ndjeshëm ndaj virozave. Vaksina po aplikohet falas vetëm për të moshuarit, të sëmurët kronikë, femijët dhe gratë shtatzëna.

Sicred