KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Vajzat e futbollistëve në botë; Pushtojnë rrjetet sociale
Vajzat e futbollistëve, në botë, Pushtojnë rrjetet sociale

Vajzat e futbollistëve në botë; Pushtojnë rrjetet sociale

Baballarët janë të famshëm për atë çfarë kanë dhënë në fushën e lojës së futbollit, ndërsa vajzat për bukurinë e tyre. Modele, personazhe televizioni ose thjesht, vajza të futbollistëve ose trajnerëve. Janë ato që shpeshherë u rrëmbejnë vëmendjen mediave, duke i lënë mënjanë baballarët e famshëm. Desiré Maldera, është vajza e Aldo Malderas, futbollist i viteve 70-80 te Milan, Bolonja, Roma e Fiorentina, i cili është ndarë nga jeta në vitin 2012 në moshën 58 vjeçare. Claudia Ruiz, me profesion modele, vajza e ish-mbrojtësit të Realit të Madridit, Fernando Hierro. Valentina Alegri, vajza e trajnerit të Juventusit, Masimiliano Alegri, është shumëe ndjekur nëpër rrjetet sociale. Mariana Gautieri, vajza e Carmine Gautieri, trajner I Pizës, dhe ish-futbollist.  Matilde, vajza e trajnerit speshëll uan, Zhoze Murinjo.  Karlot Kanixha, vajza e Klaudios, ka marrë pjesë në vitin 2015 te ”Isola dei Famosi”. Danielle Favatto, vajza e ish-yllit brazilian, Romario.  Estelle Bergkamp, vajza e Denis, ish-futbollist i Interit.  Zhade Lebëf, vajza e ish-mbrojtësit të përfaqësueses franceze, fitues i Kupës së Botës në 1998. Bianca Gaskonj, vajza e Pols Gaskonj, fituese e spektaklit, “Love Island”. Zhaklin Brancamontes, ka marrë pjesë te Miss Universi 2001, meksikane, vajza e ish-futbollistit dhe trajnerit, Hesus Brancamontes.

Sicred