KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Vajza shqiptare që recitoi kundër racizmit para presidentit gjerman

Vajza shqiptare që recitoi kundër racizmit para presidentit gjerman

Hisjona Braha, një vajzë 16-vjeçare shqiptare ka dhënë mesazhe kundër diskriminimit e racizmit përpara presidentit gjerman, Frank-Walter Steinmeier, gjatë vizitës së tij në gjimnazin Ajshendorf, ku studion edhe Hesjona. Vizita është pritur me entuziazëm nga nxënësit, pasi kurrë më parë kjo shkollë nuk e ka pasur një vizitor të tillë. Lajmi është dhënë edhe nga televizioni gjerman WDR, që  fokuson portretin e vajzës shqiptare.

Hesjona Braha, e cila jeton në Gjermani prej 3 vitesh,  ka interpretuar në fakt në një pjesë teatrale kundër diskriminimit në gjimnaze dhe racizmit, e si të mbrohesh prej tyre. Ajo ka treguar përpara Presidentit Steinmeier një rast kur është ndjerë e diskriminuar, teksa ishte duke udhëtuar me shoqen e saj në tren dhe të dyja po flisnin ne shqip. “Na u afrua nje burre i moshuar duke na bertitur: “Ah ju te huajt! Une jam gjerman! Ne paguajme per ju!”

Por pas vizites së presidentit, 16 vjecarja ka shpresa të medha. “Shpresoj të mos jetë vetëm një eksperiencë në shkollë, por të bëhet vërtet diçka kundër racizmit.” Ndërsa Presidenti Steinmeier shpreson te kete të tjera projekte te tilla. Presidenti u shpreh: “Ngjarjet në shumë qytete tregojnë se të rinjtë duhet të përgatiten, të merren më shumë me zgjidhjen e atyre problemeve që mund të çojnë në konflikte.”

Hisjona Braha ndihet e gëzuar edhe për firmën domethënëse të presidentit tek bluza e saj. “Jam krenare për veten, për shkollën, për mesazhin që kemi dhënë sot para Presidentit kundër diskriminimit në shkollë dhe jashtë saj.”