KRYEFAQJA » LAJME » Vajza me aftësi të kufizuara sfidon realitetin, sot studente

Vajza me aftësi të kufizuara sfidon realitetin, sot studente

Fatjona Nikaj, vajza që prej 19 vitesh ndodhet në karrocë, dhe që historinë dhe endrrat e saj e ndau me publikun në një rrëfim për RTSH 4 muaj më parë, sot na tregon një prej ëndrrave të saj të realizuara. Ndonëse para tri vitesh hapi me forcë e këmbëngulje dyert e shkollës ë mesme, sot është studente…

Sërish heroi i saj mbetet babai, i cili prej 13 vitesh e shoqëron në çdo hap. Edhe sot Fatjona falë ndihmës së tij, ngjit shkallët e fakultetit në degën e gjermanishtes.

Infrastruktura mbetet e vështirë, teksa çdo ditë i duhet të ngjisë 3 kate, por as përballë kësaj vështirësie Fatjona nuk dorëzohet.

Ajo është ndër rastet e rralla në Shqipëri, që karroca nuk e mbylli në shtëpi, por i dha asaj forcë dhe kurajo për të qënë e barabartë në çdo aspekt me çdo të ri në këtë vend.

Por tej gjithë kësaj, duket se edhe për Fatjonën ka një por, zgjedhja e gjermanishtes lidhet dhe me prespektivën për të jetuar në një vënd, ku nuk do i duhet të kufizojë jetën e babait.

Sicred