KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Vajza e paralizuar boton libër

Vajza e paralizuar boton libër

Teksa e sheh ashtu të mënjanuar nga e përditshmja, e sunduar nga një sëmundje që pos paralizimit e ka lënë paksa të gjymtuar edhe në aspekte të tjera fizike, vështirë të të shkojë mendja se prej saj, mendjes dhe duarve të saj kanë dalë plot 13 libra të gjinive të ndryshme. Është një rast pra që mund të renditet tek rekordet Guinnes. Bëhet fjalë për Elma Rustamin nga Kruja, e cila ka promovuar së fundi librin e saj të trembëdhjetë në ambientet e gjimnazit “Skënderbeu” të Krujës, “Dymbëdhjetë shtigje në ese”, që pritet të pasohet dhe nga një roman.

Besa Sheta, drejtore e gjimnazit, e përlotur do të përshkruante 12 vitet e shkollës me Elmën, duke e vlerësuar atë si një rast unikal, mjaft të rrallë. Ajo evidentoi faktin se prej 20 vjetësh, që kur ishte nxënëse e atij gjimnazi, ajo nuk ka rreshtur së shkruari. Promovimi ishte dhe një ritakim i Elmës me bashkëmoshatarë të saj.

Elma Rustami mbetet një fenomen, për të që ka mundur ta sfidojë fatin e pazakontë të jetës, duke zgjedhur të shkruajë; pra duke i dhënë shpirtit rolin primar në të jetuarit e jetës me kuptim e motivim të fortë.

Sicred