KRYEFAQJA » LAJME » VAIJLAND, “FUTBOLLISTI ELEKTRONIK” I AJAKSIT

VAIJLAND, “FUTBOLLISTI ELEKTRONIK” I AJAKSIT

Në disa momente, Këen Vaijland e ndien veten si futbollist profesionist. Në fakt, edhe prezantimi i tij nuk kishte asgjë më pak se një lojtar futbolli. Kur 24-vjeçari holandez u transferua këtë vit tek skuadra e tij që e kishte adhuruar nga fëmijëria, Ajaks, atij iu dha fanella me numër 39.

Prej disa muajsh, në Amsterdam, lojtarët, drejtuesit dhe tifozët e klubit i referohen atij si “ai djali i Internetit”, dhe ai herë pas here kalon kohë edhe në kompleksin stërvitor të klubit, në periferi të kryeqendrës, ku është i njohur për disa lojtarë të skuadrës së parë të Ajaksit dhe stafin e trajnerëve.

Por, ajo që e dallon Veijlandin nga talentet tjerë të rinj të klubit është se, ndërkohë që lojtarët e tjerë që kanë fanela tek Ajaxi paguhen nga klubi për të luajtur me këmbë, djakoshtu paguhet për të luajtur me gishta të dorës. Koen Veijland është një futbollist rekreativ, apo thënë ndryshe, një ekspert në FIFA, videolojën e famshme të “EA Sports”.

Ai është pjesë e grupit në rritje të lojtarëve garues, gjatë viteve të fundit, që është transferuar nga një skuadër elitare e futbollit në përpjekje për t’u lidhur me tregun vazhdimisht në rritje të sporteve elektronike.

Sicred