KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Vёmendje pёr rolin dhe ndikimin e radios nё komunitet
Vёmendjeje pёr rolin dhe ndikimin e radios nё komunitet

Vёmendje pёr rolin dhe ndikimin e radios nё komunitet

13 shkurti, Dita Botërore e Radios, por edhe 80 vjetori i fillimit zyrtar tё transmetimeve të Radio Tiranёs, mblodhën të martën nё mjediset e Muzeut Historik Kombёtar nё Tiranё aktivitetin “Radio si zë i komunitetit, hapësirë interaktiviteti”. Organizator ishte Departamenti i Gazetarisё dhe Komunikimit nё Universitetin e Tiranёs me mbёshtetjen e Fondacionit gjerman “Konrad Adenauer”. Aktiviteti ishte konceptuar si forum diskutimi dhe ekspozitё fotografike e dokumentare. Ai solli në vёmendjeje rolin dhe ndikimin e radios nё komunitet, evidentoi sfidat e saj nё erёn digjitale dhe kur interneti ka njё nivel gjithnjё e mё tё madh depёrtues nё çdo hallkё tё shoqёrisё.
Nё forum, ishin pjesmarrёs gazetarё, redaktorё, reporterë e drejtues tё stacioneve radiofonike, studiues tё fushёs, pёrfaqёsues tё parlamentit dhe institucioneve tё ndryshme.
Në seancën hapëse të forumit, prof. Mark Marku shef i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit në Universitetin e Tiranës, si dhe dr. Arben Muka, studiues i radios, evidentuan përshtatjen e performancës së redaksive radiofonike me kushtet e reja të avancimit teknologjik dhe përhapjes në shkallë të gjerë të internetit dhe rrjeteve sociale.
Drejtori i Fondacionit Konrad Adenauer për Shqipërinë Walter Glos dhe deputeti i Bundestag-ut gjerman, Thorsten Frei sollën në forum aspekte nga roli dhe ndikimi i radios në Gjermani, si dhe lidhjet e tyre personale me këteë medium që mbetet ende popullor.
Për kryetaren e komisionit parlamentar të medias, Albana Vokshi, në radio problemet e komunitetit përcillen më shpejt, sepse e tillë është infrastruktura e një stacioni. Moderatorët dhe drejtuesit e emisioneve, të ftuarit e tyre, tha Vokshi, kanë mundësi që mendimet, propozimet dhe ankesat kokrete të qytetarëve, deri dhe në zonat më të thella, t’i përcjellin, t’i bëjnë temë debati dhe solidariteti social.
Në seancën e prezantimeve u trajtuan tema të tilla, si “Transformimet teknologjike dhe reduktimi i formateve informative në përmbajtjet radiofonike”, nga Zamira Koleci; “Interaktiviteti mbi problematikat sociale në emisionet e radios”, nga Blendi Salaj; “Sfidat e radios lokale në erën e internetit, menaxhimi dhe qasja tek audience”, nga Taulant Pilavi dhe “Radio si urë komunikimi me kultura të tjera” nga Astrit Ibro.
Në seancën e diskutimeve u përfshinë dhe gazetarët  Xhelil Aliu, Anilda Kaçaçi, Agim Xheka, Xhafer Dobrusha etj.
Forumi u zhvillua brenda hapësirës së ekspozitёs pamore, ku pёrfshiheshin mbi 120 fotografi dhe dokumente nga dinamika e spektrit radiofonik nё Shqipёri nё 80 vite. Ato ishin tё ndara nё katёr periudhat kryesore: Lufta e Dytё Botёrore, koha e komunizmit, vitet e tranzicionit dhe sfidat e radios nё kohёn e internetit. Nё 80 vite nё Shqipëri janё krijuar rreth 145 stacione radiofonike, prej tyre aktualisht janё nё transmetim 55.
Kjo ishte hera e dytë që në Shqipëri zhvillohet një aktivitet në Ditën Botёrore të Radios. Më 13 shkurt 2014, Instituti Shqiptar i Medias zhvilloi një veprimtari dedikuar peisazhit tё radiove shqipfolёse.

Para Mbrapa
Para Mbrapa
Sicred