KRYEFAQJA » LAJME » Uzuni: Jam me fat që jam tek lokomotiva e Zagrebit

Uzuni: Jam me fat që jam tek lokomotiva e Zagrebit

Ka dhënë një pasim të zgjuar për golin e parë, por edhe ka shënuar golin e dytë në atë fitore 2-0 në Split kundër Hajdukut vendas, ku është përzgjedhur si futbollisti më i mirë i ndeshjes. Dhe, duke rrëfyer emocionet e kësaj ndeshjeje, Myrto Uzuni pohon se me Lokomotivën e Zagebit po kalon një moment të shkëlqyer. Sulmuesi i krahut, Myrto Uzuni, i cili ishte ftuar nga trajneri Kristian Panuçi në Kombëtaren kuqezi në kuadër të ndeshjeve të tetorit dhe ku u aktivizua titullar kundër Izraelit, ka dhënë një intervistë për faqen e Internetit të klubit të tij në Kroaci, Lokomotivës së Zagrebit, ku ka treguar emocionet e aktivizimit si titullar dhe dëshirën për të lënë gjurmë në këtë ekip. “Ndihem mirë pas fitores kundër Hajdukut, – shprehet Uzuni për faqen zyrtare të klubit të Lokomotivës së Zagrebit. “Jam i kënaqur që u përzgjodha si më i miri, por pa ndihmën e skuadrës nuk do të ishte e mirë loja ime. E dominuam plotësisht Hajdukun.” Po cili ka qenë sekreti i përshtatjes në Zagreb? “Isha me fat që të gjithë ne, kemi qenë fantastike që nga dita e parë! Përveç kësaj, kam ardhur në një ekip të shkëlqyer me një trajner të shkëlqyer, kemi lojtarë të mëdhenj dhe po kënaqem me Lokomotivën”, – u shpreh Uzuni. Duhet theksuar se Uzuni konsiderohet si një nga lojtarët e rinj më të mirë të dalë nga futbolli shqiptar këto vitet e fundit dhe ecuria e tij e mirë me ekipin kroat tregojnë se ai mund të luajë në një kampionat elitar evropian sezonin tjetër.

 

Sicred