KRYEFAQJA » LAJME » UT, thellohen debatet dhe alkuzat
Maturantë! Bëhuni gati për aplikimet në universitete!

UT, thellohen debatet dhe alkuzat

Thellohen debatet dhe akuzat e ndërsjellta në Universitetin e Tiranës, institucioni më i madh i arsimit të lartë në Shqipëri. Një ditë pas takimit me kryministrin Edi Rama, rektori i Universitetit të Tiranës Mynyr Koni, i ka kërk uar kryeprokurores Arta Marku, hetim të detajuar për mënyrën e funksionimit të këtij institucioni të arsimit të lartë që nga vitit 2008.
Për rektorin Koni bllokimi i punës në UT është i qëllimshem dhe ai behet nga stafi i ish rektorit të këtij Institucioni Dhori Kule.
Por nga ana e tyre dekanët e 4 fakulteteve të UT, ai i drejtësisë, ekonomisë, shkencave sociale dhe gjuhëve të huaja, kanë renditur sipas tyre shkeljet ligjore që ka bërë rektori Koni dhe i kanë kërkuar ministres Nikolla shkarkimin e tij.
Por zoti Koni ka shkuar edhe më tej. Ai ka akuzuar edhe ministrinë e arsimit, që edhe pse është njoftuar vazhdimisht për ato që ai i ka konsideruar shkeljet e bordit dhe administratorit të universitetit nuk ka vepruar.
Mëtej zoti Koni ka kërkuar ndryshimin e ligjit. Sipas tij bordi i administrimit duhet të ketë varësi nga senati dhe jo nga ministria e arsimit, ndërsa dekanët mendojnë të kundërtën, ata po presin të vihet në zbatim ligji aktual.

Sicred