KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Ushtria siriane çliron nga IS Albu Kamalin
Ushtria siriane çliron nga IS Albu Kamalin

Ushtria siriane çliron nga IS Albu Kamalin

Ushtria siriane ka bërë të ditur se ka çliruar plotësish qytetin lindor kufitar të Albu Kamalit, i cili ka shërbyer si bastioni i fundit urban i shtetit Islamik në atë vend. Komandatët siranë bënë të ditur se fitorja sinjalizonte rënien e projektit të organizatës terroriste në rajon. Një grup monitorues tha se militantët ishin tërhequr në një pjesë tjetër të provincës Deri al Zur, pasi u ra dakord që të hapej një korridor kalimi për ta. Shteti Islamik kontrollon tashmë disa fshatra dhe zonat e shkretetërirës në veri të Albu Kamalit. Grupi xhihadist vuri nën kontrollin e tij territore të konsiderueshme në Siri dhe Irak kur shpalli kalifatin e tij në vitin 2014. Por dy vitet e fundit, xhihadistët kanë pësuar një sërë disfatash, pasi humbën edhe qytetin irakian të Mosulit si dhe atë të Rakas në veri të Sirisë, i cili konsiderohej edhe si kryeqyteti i kalifatit të ISIS. Sipas komandës së ushtrisë siriane, rimarrja nën kontroll i Albu Kamalit ishte një arritje strategjike që shërbente si një bazë e fortë për zhdukjen e mbetjeve të terroristëe në atë vend.

Sicred