KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Ushtria Kosovës, të hënën mblidhet KS i OKB-së

Ushtria Kosovës, të hënën mblidhet KS i OKB-së

Këshilli i sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara do të mblidhet të hënën në mbrëmje me kërkesë të Serbisë dhe Rusisë për të diskutuar në lidhje me formimin e ushtrisë së Kosovës. Në mbledhjen paraprake të së premtes në mbrëmje u vendos që mbledhja të thirret të hënën.Vendet anëtare ende nuk kanë vendosur nëse seanca e kërkuar me urgjencë do të mbahet me dyer të hapura apo të mbyllura. Moska dhe Beogradi, sipas agjencisë ruse të lajmeve Tass këmbëngulin për ta mbajtur të hapur mbledhjen ndërsa nje grup vendesh perëndimore duan që ajo të mbahet me dyer ëe mbyllura. Kryesuesi i rradhës që është Bregu i Fildishte vijon të negociojë me palët. Agjencia ruse e lajmeve njofton se Serbia me shumë gjasa do të përfaqësohet nga vete presidenti Aleksandar Vuçiç.

Sicred
WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com