KRYEFAQJA » LAJME » Ushqimi në çerdhe, sasi apo cilësi?

Ushqimi në çerdhe, sasi apo cilësi?

Prej 2 javësh në çerdhet dhe kopshtet e kryeqytetit është futur një menu e re. Buka e bardhë, gjalpi, reçeli, çokokremi, sultjashi apo keku, janë përjashtuar nga dieta e fëmijëve, ndërsa janë shtuar vaji i ullirit, tërshëra dhe trahanaja. Ndonëse menuja e re vlerësohet nga prindërit si më e shëndetshme, një pjesë e fëmijëve kanë vështirësi për t’u përshtatur me të. “Është i shpifur” thotë një vajzë e vogël, ndërsa një shoqja e saj thotë e ka ngrënë të gjithë ushqimin pasi “është i shëndetshëm”. Prindërit dhe të afërmit e fëmijëve para mikrofonin shprehen të kujdeshëm lidhur me menunë e re.
Ndërkaq specilistet janë tëndarë për vlerat e disa produkteve që përbëjnë menunë e re të ushqimit në çerdhe e kopështe. Nutricionisti Arben Gjoni thote se tershera nuk eshte e pershtatshme per sistemin tretës të njeriut, ndërsa trahanaja përdoret për dobësim.
Ministria e shendetësisë thotë se menuja e re e miratuar synon të shmang edhe obezitetin, ndërkohë që nuk ka një studim nëse fëmijët e kësaj grupmoshe janë të rrezikuar nga obeziteti.
Por zakonet e të ngrenit nuk kultivohen vetëm në çerdhe e kopshte. Ndikim më të madh ka mënyra se si i ushqejmë fëmijët në shtëpi.

Sicred