KRYEFAQJA » LAJME » Verë 2017: 4 helmime masive, 250 te prekur. Bino restoranteve: “Kujdes me ushqimet”

Verë 2017: 4 helmime masive, 250 te prekur. Bino restoranteve: “Kujdes me ushqimet”

Në Shqipëri episodet dhe helmimeve masive pranë restoranteve apo njësive tregtare edhe gjatë kësaj vere nuk munguan. Ngjarjet në Peshkopi, në Kalimash të Kukësit si dhe ato të rregjistruara këtë muaj në Shijak e Bulqizë, kanë bërë që ISHP të kryejë hetime epidemiologjike. Konkuzioni është se kushtet e ruajtjes dhe konsumimit të ushqimeve në subjektet tregtare lenë shumë për të dëshiruar.
“ISHP po monitoron situatën edhe në drejtim të sëmundjeve të cilat mund të përhapen nëpërmjet ushqimeve të ndotura të cilat qëndrojnë gjatë temperaturave të larta dhe këtu përfshohet sidomos tifoja abdominale për të cilën kemi patur edhe disa raste kohët e fundit” thotë për RTSH Profesore e Asociuar e Semundjeve Infektive Silva Bino, pranë këtij instituti.
Rritja e kurbës që kanë pësuar këtë verë diaretë dhe infeksionet e rrugëve e sipërme u imponon autoriteteve të shendetit publik ti bëjnë thirrje popullatës të tregojnë kujdes me vendet publike që zgjedhin për tu ushqyer si dhe me vetëpërgatitjen e ushqimeve.
Zonja Bino thotë se “… ne i rekomandojmë të gjithë qytetarëve, por edhe subjekteve sidomos restoranteve të cilët duhet të kenë kujdes në lidhje me përgatitjen e ushqimeve dhe konsumimin e tyre sa më shpejt të jetë e mundur. Moslënia e ushqimeve në frigorifer rrezikon personat që i konsumojnë me salmonelozat, dizanterinë dhe tifon abdominale”.
Nga të 4 helmimet masive të kësaj verë janë prekur rreth 250 persona dhe ajo çka autoritet e shëndetit publik vënë në pikpyetje, është roli i inspektoriateve të shumta që janë ngritur për kontrollin e ushqimeve.

Sicred