KRYEFAQJA » LAJME » Ushqimet e ndaluara të sportistëve

Ushqimet e ndaluara të sportistëve

Midis gjërave të ndaluara në regjimin e një sportisti janë edhe disa ushqime. Kështu dieta e tij fillon që në mëngjes. Kafeja dekafeinato, pra, pa kafeinë, është e ndaluar. Çdo lloj ëmbëlsire që përmban sheqer industrial. Alkooli dhe përfaqësimet sportive nuk mund të shkojnë bashkë. Margarina dhe vaji vegjetal janë të ndaluara për të gjithë ata që merren me sport. Nëse keni dëshirë për të ngrënë picë duhet të zgjidhni atë që është bërë pa maja. Armiku numër 1 mbeten patatet e skuqura, prezente në të gjitha fast fudet. Sallamet dhe salçiçet duhen evituar. Edhe peshku i skuqur apo ushqimet e tjera të skuqura nuk duhen ngrënë nga sportistët. Gjithashtu e ndaluar është të konsumohen frutat e detit krudo, të marinuara. Lëngjet e frutave të gatshme, përmbajnë shumë sheqer. Më mirë të përdoren lëngje frutash të shtrydhura.

Sicred