KRYEFAQJA » LAJME » Ushqime bio për të shmangur obezitetin dhe luftuar varfërinë

Ushqime bio për të shmangur obezitetin dhe luftuar varfërinë

Ministria e Bujqesise, në bashkëpunim me katër ministri të tjera, do të ofrojë një paketë me ushqime bio falas për fëmijët që ndjekin institucionet e arsimit parashkollor dhe atij shkollor të detyrueshëm në vend.
Projekti pilot do të nisi së shpejti në disa shkolla të vendit.
Arsyet e kësaj ndërmarrjeje janë në dukje mjaftë kontradiktore, varfëria, por edhe obeziteti. Sipas të dhënave 17.4 përqind e fëmijëve jetojnë në varfëri të plotë, ndërsa 2 përqind e tyre jetojnë në familje pa të ardhura. Kjo nuk u mundëson atyre një mirëushqyerje dhe mirërritje. Por përvec mosushqyerjes, problem është edhe obeziteti. Aktualisht ai ka prekur 27 përqind të fëmijëve shqiptarë.
Për këto arsye, paketa ushqimore bio që do të ofrohet në institucionet arsimore të vendit, do të shmangë konsumimin e ushqimeve të demshme dhe pa vlera ushqimore nga fëmijët.

Sicred