KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Usain Bolt në garat e lamtumirës

Usain Bolt në garat e lamtumirës

Në Ostrava, në stadiumin “Mestski”, në mitingun botëror “Golden Spice”,15 mijë spektatorë, ishin të fokusuar në garën e 100 metrave, ku do të merrte pjesë kampioni dhe rekordmeni i botës e olimpik, Usain Bolt. Pas një pritje të ngrohtë mes mijëra duartrokitjesh për xhamajkanin nis gara. Bolt ishte disi i ngadaltë në 50 metrat e para. Por më pas ai gjen ritmin e duke parë me bisht të syrit ndjekësin më të afërt kubanezin Perez, mbërrin në finish duke dhënë kohën 10.06. Nuk ishte koha e tij më e mirë, por gjithsesi Usain Bolt ka mbetur i kënaqur me veten.
Në këtë mbrëmje kryesisht e fokusuar si një festë lamtumire për Usain Bolt, në edicionin e 56-të të mitingut të Ostravës, ishte edhe Van Niekerk, i cili rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve kur në përfundim të garës së 300 metrave, vendosi kohën 30.81, që ishte edhe rekordi i mitingut. Ai theu rekordin 30.85, të vendosur nga Majkëll Xhonson, që në vitin 2000. Niekerk shihet si trashëgimtar i fronit të atletikës xhamajkane, pas largimit të Usain Bolt.
Thomas Rohler mbizotëroi në garën e shtizës. Ai nënvizoi formën e tij gjatë vitit 2017, teksa ka realizuar shumë hedhje mbi 90 metra. Këtë gjë atleti gjerman e vërtetoi edhe në Ostrava kur në hedhjen e dytë fiskoi rezultatin 91.53 metra.
Një garë e bukur u bë edhe në kërcim së larti. Polaku Silvester Bednarek arrin rezultatin 2.32 m, rezulati më i mirë për të për këtë sezon.
Në 100 m/p për femra gjermania Pamela Dutkieviç renditet e para me kohën 12.72. Ndërsa për meshkuj në 110 m/p Darrien pret i pari finishin me kohën 13”10. Një garë spektakolare u zhvillua edhe në 10 mijë metra. Dy herë kampioni olimpik Mo Farah fiton garën e Ostravës me kohën 27’12”10 duke lënë mjaft nga konkurruesit rreth një xhiro mbrapa.

Sicred