KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Usain Bolt në Afrikën e Jugut
Usain Bolt në Afrikën e Jugut

Usain Bolt në Afrikën e Jugut

Usain Bolt del sërish në skenë. Këtë radhë i shoqëruar nga sponsorët e tij në Kejp Taun në Afrikën e Jugut, ka folur për të pranishmit se si e kalon ai kohën e lirë, larg impenjimeve të garave dhe turneve ndërkombëtarë të atletikës. “Më pëlqen që tashmë jam pjesë e kulturës së popullit tim. Me arritjet e mia në atletikë kam bërë që kudo të më presin mirë. Edhe pse nuk garoj më të gjithë më thërrasin atlet” – ka thënë Bolt. I tërhequr tashmë nga atletika, kampioni botëror dhe olimpik I 100 dhe 200 metrave flet edhe për këtë periudhë pushimi. Pushimi në thonjza sepse sponsorët në fakt e aktivizojnë mjaft në fushatat e tyre. “Pensioni në atletikë, nëse mund ta quajmë kështu – shton më tej Bolt me humorin që e karakterizon- po më kalon shumë mirë. Por sponsorët e mi nuk më lenë aspak kohë të lirë. Vazhdoj të fluturoj në të gjithë botën e sot kemi zgjedhur të jem me ju në Afrikën e Jugut”. Më tej Bolt zbulon para të gjithë të pranishmëve se po kërkon të realizojë ëndrrën e tij për futbollin. “Të gjithë e dini se kam dashur të merrem gjithnjë me futboll. Tani jam duke u përpjekur të futem në një skuadër. Në mars kam një ballafaqim me drejtuesit e kësaj skuadre. Jam duke pritur që të gjej një punë por kjo do të vijë hap pas hapi. Kaq mund t’ju them për momentin. E di që jeni kuriozë për të mësuar emrin e skuadrës por jo tani. Kur të bëhet do ta mësoni”.

Sicred