KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Usain Bolt i jep lamtumirën atletikës

Usain Bolt i jep lamtumirën atletikës

Rënia e perëndive. Kështu do të mbahet mend botërori i atletikës që u zhvillua në Londër. Usain Bolt dhe Mo Farah nuk marrin më medaljen e arta në të gjitha disiplinat ku konkurrojnë. Njeriu më i shpejtë i të gjitha kohërave, sprinteri xhamajkan Bolt është renditur i treti në 100m ndërsa stafetën 4×100 e ka lënë përgjysmë për arsye dëmtimi. Kjo nuk ishte aspak mënyra e duhur për t’i dhënë lamtumirën atletikës nga ana e tij, por duket se gjendja e tij fizike nuk ka qenë ajo e duhura.
I mbiquajtur “njeriu i erës”, pas një dominimi 10 vjeçar në garat e shpejtësisë, përpara se të japë lamtumirën, është shprehur: “Nuk doja që ta mbyllja në këtë mënyrë karrierën time. Më besoni që kam dhënë maksimumin. Jam shumë i emocionuar nga gjithë këta njerëz që po më brohorasin. Nuk e di se çfarë do të bëj më pas, por di të them se këta njerëz të mrekullueshëm do të më mungojnë” tha Bolt.
Dhe IAAF i ka rezervuar minutat e fundit të botërorit, lamtumirës së Usain Bolt në Stadiumin Olimpik të Londrës.

Sicred