KRYEFAQJA » LAJME » US OPEN, DJOKOVIC E DEL POTRO NË FINALE

US OPEN, DJOKOVIC E DEL POTRO NË FINALE

Xhokoviç dhe Del Potro do të ndeshen në finalen e turneut US Open. Tenisti serb ka mundur në gjysmëfinale kei Nishikorin pas dy orë e 22 minutash lojë, me rezultatin 3-0, me sete, 6-3, 6-4, 6-2, e për herë të 8 në karrierë do të luajë në finalen e turneut njujorkez. Xhokoviç akumulon 23 ndeshje për titujt Grand Slem. Duelet midis serbit dhe japonezit flasin në favor të Xhokoviç 15-2. Edhe loja, po të shikosh rezultatet e seteve nuk kishte shumë histori. Tenisti ballkanas nuk u sforcua shumë për të fituar teksa Nishikori ia bëri më të lehtë këtë duke bërë 51 gabime. Ai do të përpiqet të dielën të mundë Del Potron për të fituar US Open pas triumfit që bëri në uimbëlldon. Fati ka qenë me Xhokoviç këtë radhë, pasi një dëmtim e ka detyruar të tërhiqet, rivalin e tij të frikshëm, Rafael Nadal. Spanjolli në gjysmëfinalen me Del Potro nuk ka mundur të luajë më shumë se dy sete. Gjuri i djathtë e ndaluar Nadal të rikthehet protagonist në US Open. Pas një seti të parë të shkëlqyer, të lufuar në fakt nga të dy tenistët, është Del Potro që fiton 7-6. Në të dytin, Nadal është tërësisht jashtë forme. Dy herë u ndal për të kontrolluar gjurin por e kishte të pamundur të vazhdonte më tej lojën pas setit të dytë që u fitua me lehtësi nga argjentinasi. “Është një dhimbje që më ka shoqëruar gjatë gjithë turneut – tha Nadal në përfundim të ndeshjes. – u mundova shumë që ta kaloja në ndeshjet e para të turneut, por tani mu bë e padurueshme. Unë e urrej të tërhiqem nga gara, por të vazhdoja me këtë dhimbje në gju e kisha të pamundur” – përfundoi Nadal.