KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Uruguajin e nderon një mbrojtës, fiton ndaj Egjiptit 1-0
Uruguajin e shpëton një mbrojtës, fiton ndaj Egjiptit 1-0

Uruguajin e nderon një mbrojtës, fiton ndaj Egjiptit 1-0

Uruguaji fiton 1-0 me shumë mund ndaj Egjiptit, duke marrë 3 pikë me vlerë që e pozicionojnë në vend të dytë të grupit A me pikë të barabarta me Rusinë. Vendosi gjithçka një gol nga mbrojtësi Jose Maria Gimenez në minutën e 89-të,  i cili kërceu më lart nga të gjithë duke mposhtur portierin egjiptian El Shenaëy.

Sfida u dominua nga amerikano-latinët që kishin mjaft raste për të shënuar me Suarez dhe Cavanin, por shtylla dhe portieri egjiptian i thanë jo golit. Megjithatë El Shenaëy nuk arriti të bënte asgjë në rastin e golit të shënuar nga Gimenez. Me këtë fitore kompletohen ndeshjet e para të grupit A, me Rusinë që kryeson sëbashku me Uruguajin kanë 3 pikë ndërsa Egjipti dhe Arabia Saudite 0 pikë.

Si i gjithë Kampionati Botëror i Futbollit “Rusi 2018” ndeshja Egjipt – Uruguaj u soll nga rrjeti i RTSH.

Sicred