KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Uruguai eliminon Portugalinë, në çerekfinale ndaj Francës

Uruguai eliminon Portugalinë, në çerekfinale ndaj Francës

Duket se Boteërori i Rusisë do të jetë botërori i të papriturave të mëdha. Kjo sepse, pasi ka dërguar fillimisht në shtëpi dy finalistet e 2014-ës, të shtunën, brenda pak orësh, ka dërguar në shtëpi edhe dy futbollistët që, si asnjë tjetër, e kanë fituar nga 5 herë secili “Topin e Artë”.
Saktësisht 360 minuta pasi Lionel Mesi dhe Argjentina u eliminuan që në turin e 16-shes, duke u gjunjëzuar përballë Francës, të njëjtin fat ka patur edhe Kristiano Ronaldo. Portugalia e tij është mundur 1-2 nga Uruguai, në ndeshjen e dytë të turit të 16-shes.
Takimi i zhvilluar në Stadiumin “Fisht” të Soçit ka nisur më mirë për amerikanolatinët, të cilët do ta gjejnë golin me anë të Edison Kavanit, që finalizon në minutën e 7-të.  Ndonëse të dyja skuadrat do të dhurojnë një lojë të barabartë, duke i patur edhe raste të tjera për shënim, pjesa e parë do të mbyllet me epërsinë minimale të Uruguait.
Pjesa e dytë do të shohë në fushën e blertë një Portugali më luftarake dhe më kërkuese në drejtim të portës kundërshtare. Dhe kjo këmbëngulje do të shpërblehet në minutën e 55-të, kur Pepe do të barazojë shifrat. 
Por Edison Kavani do ta kthejë skuadrën amerikanolatine në epërsi pas vetëm 7 minutash lojë, duke firmosur dygolëshin e tij në këtë takim, me një goditje të bukur.  Portugalia do të përpiqet dhe do t’i ketë rastet e saj, ndërsa Uruguai do të mbrohet dhe do të mundohet të godasë me kundërsulm. Por 28 minutat e kohës së rregullt dhe ato 6 shtesë nuk kanë sjellë gola të tjerë dhe Uruguai fiton 2-1 dhe siguron duelin në çerekfinale me Francën.
Para Mbrapa

 

Sicred