KRYEFAQJA » LAJME » Urime për Pavarësinë e Kosovës
Urime për Pavarësinë e Kosovës

Urime për Pavarësinë e Kosovës

Me rastin e 17 shkurtit,  ditës së shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, në adresë të personaliteteve kosovare, nga Shqipëria kanë mbërritur urime të shumta.
Presidenti Bujar Nishani, duke uruar homologun e tij Hashim Thaçi, shprehet se “Shqipëria, bazuar në frymën dhe vizionin evropian e euroatlantik, do të jetë gjithnjë në krah të Kosovës në rrugën e saj të zhvillimit dhe do ta mbështesë pa asnjë rezervë në ruajtjen e pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit shtetëror”.
Kryeministri Edi Rama i cili ndërsa ndodhet për festimet e rastit në Kosovë, në një postim në faqen e tij ne Fejsbuk, shkruan “GËZUAR FESTËN E PAVARËSISË”
Për kreun e opozitës Lulzim Basha, “Kosova dhe aspirata jonë e përbashkët drejt integrimit do të jetë misioni ynë i madh, busulla orientuese me e qartë, energjia qe do te ushqeje cdo hap tonin përpara. Ne do te jemi bashkë në ketë rrugëtim, se bashku do tia dalim!” shkruhet në mesazhin e urimit në Fejsbuk drejtuar popullit të Kosovës.

Sicred