KRYEFAQJA » LAJME » Urgjencat në gatishmëri gjatë natës së ndërrimit të viteve
Urgjencat në gatishmëri gjatë natës së ndërrimit të viteve

Urgjencat në gatishmëri gjatë natës së ndërrimit të viteve

Festat e fundvitit, përveç gëzimit shpesh shkaktojnë edhe dhimbje. Ata që e teprojnë me alkolin, me shpejtësinë ose dhe lojrat me fishekzajarre, përfundojnë në spitale për tu mjekuar. Urgjencat zakonisht presin çdo fundvit 50 deri në 100 raste të aksidentuarish, të helmuar nga ushqime të ndryshme ose nga alkooli, apo të djegur. Drejtuesit e ministrisë se shendetësisë kanë garantuar se këtë fundvit urgjencat në të gjitha spitalet e vendit do të jenë në gadishmëri me staf dhe medikamente, ndërkohë që në çdo pavion do të ketë mjekë dhe infermierë sipas nje grafiku të përcaktuar. Në këtë mënyrë asistenca mjekësore do të jetë gjithmonë në shërbim të personavë në nevoje.

Sicred