KRYEFAQJA » LAJME » Urgjencat kirurgjikale tek Sanatoriumi

Urgjencat kirurgjikale tek Sanatoriumi

Doktor Novruz Bara, Ylli Zicishti dhe Dorjan Bozaxhiu jane tre kirurget qe kane perballuar te gjitha urgjencat kirurgjikale te kesaj te merkure ne spitalin Shefqet Ndroqi ne Sauk. Prej 6 javesh qe nga dalja e urdhrit te ministres ,te merkurave ky spital pret cdo urgjence mjeksore. Per Kirugun Novruz Bare qytetaret po mesohen dhe ritmi i punes po merr nga java ne jave gati permasat e nje aksioni. 40 urgjenca, 13 shtrime dhe 8 nderhyrje operacione, eshte ky bilanci se merkures se kesaj jave. Edhe per kirugun Dorjan Bozaxhiu nuk ka asgje te perballueshme. Spitali ka kapacitete ne hapsira dhe imazheri ndersa mjeket i ka shume te afte.

Pritja e urgjencave eshte 24 ore por operacionet sallat kirurgjikale dhe shtrimet e cojne kohen e sherbimit ne 48 ore. Pas nje periudhe te shkurter ne politike, kirurgu i vjeter Ylli Zicishti i eshte rikthyer bisturise . Ky spital sipas tij mund te prese me shume urgjenca dhe per kete ka propozuar shtimin e me shume mjekeve.

Investimet e reja ne infrastrukture dhe imazheri si dhe dhenia e sherbimeve me rregulla te qarta dhe ne kohe, e kane kthyer  kete spital si porten e vetme spitalore  te akredituar zyrtarisht me te gjitha standartet e sigurise dhe cilesise.

Sicred