KRYEFAQJA » LAJME » Urgjenca në gadishmëri, telefononi në 127
Urgjenca në gadishmëri, telefononi në 127

Urgjenca në gadishmëri, telefononi në 127

Urgjenca Mjekësore Kombëtare dhe spitalet në të gjithë Shqipërinë do të jenë në gadishmëri 24 orë në ditët festive. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale  Ogerta Manastirliu vizitoi të dielën urgjencën e QSUT dhe Spitalit Universitar të Traumës, për të parë nga afër masat e marra në spitale. “Duke filluar nga sot, deri më datë 2 Janar kemi vendosur shërbim të përforcuar të urgjencës në spitale 24 orë në 24. Jemi sot në spitalin e Traumës, pasi këtu përballohen urgjenca nga e gjithë Shqipëria. Por duhet theksuar se janë në gadishmëri të gjitha spitalet e Tiranës -Trauma, QSUT, “Shefqet Ndroqi” dhe 2 maternitetet si dhe spitalet rajonale dhe ato bashkiake”, tha Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Zonja Manastirliu deklaroi gjithashtu se është riorganizuar për këto ditë festash shërbimi i urgjencës në territor. “Janë 127 autoambulanca që janë në gadishmëri me ekipet mjekësore në të gjithë vendin. Në Tiranë do të jenë 5 pika dhe 8 ekipe urgjence në terren, pranë sheshit “Nënë Tereza” dhe sheshit “Skënderbej”, në Kombinat, rrugën e Kavajës, në ish-Urgjencën e Tiranës si dhe në Qendën Kombëtare të Urgjenës, pranë spitalit të Traumës.  “Në çdo qendër qyteti në Shqipëri. kudo ku ka festime, është stacionuar një autoambulancë”, tha zonja Manastirliu. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale garantoi dhe furnizimin me medikamente dhe materiale mjekësore të ndihmës së shpejtë në të gjitha spitalet.  Ajo i dedikoi një falenderim të posaçëm për të gjithë stafin mjekësor dhe infermieror që do të shërbejë për qytetarët që do të kenë nevojë për kujdes shëndetësor në këto ditë festash.
Në rastet e thirrje për ndihmë mjeksore qytetarët mund të telefonojnë në numrin e ndihmës së shpejtë 127.

Sicred