KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Urdhri presidencial, gjenerali Hajten: Nuk është ilegal

Urdhri presidencial, gjenerali Hajten: Nuk është ilegal

Shefi i arsenalit bërthamor të SHBA-ve, gjenerali Xhon Hajten, u shpreh sot se do t’i rezistonte çdo urdhri të të jashtëligjshëm që presidenti mund të jepte për lëshimin e ndonjë rakete. Gjatë një forumi të mbajtur në Kanada, shefi i Komandës strategjike amerikane u shpreh se në raste të tilla, ai do t’i jepte këshilla presidentit dhe do të priste që të gjendej ndonjë alternativë ligjore. Komentet e gjeneralit erdhën pak ditë pasi senatorët amerikanë diskutuan autoritetin e presidentit për të lëshuar një sulm bërthamor. Disa prej tyre shprehën shqetësimin se presidenti Donald Trump mund të urdhëronte në mënyrë të papërgjegjshme një sulm të tillë. Por senatorë të tjerë mendojnë se presidenti duhet të ketë autoritetin për të vepruar, pa u penguar nga avokatët. Dëgjesa e zhvilluar nga senati për autoritetin bërthamor të presidentit ishte e para e mbajtur në harkun kohor të shumë se 40 viteve të fundit në SHBA dhe mediat thonë se ajo ndoshta nuk do të ishte zhvilluar nëse Tramp nuk do të ishte kreu i shtëpisë së bardhë. Megjithatë, gjenerali Hajten tha se ai dhe vartësit e tij e mendojnë shpesh mundësinë e një sulmi bërthamor, pasi janë përgjegjës pikërisht për këtë arsenal. Sipas tij, në raste të tilla, ai këshillon presidentin, dhe presidenti i thotë më pas se cfarë duhej të bëjë. – Nëse urdhëri është i jashtëligjshëm, unë e vë në dijeni presidentin për këtë fakt. Dhe është e sigurt se ai do të më pyesë se cfarë është e ligjshme. Më pas, ne do të konsiderojmë opsionet e mundshme për situatën. Nuk është aq e komplikuar, – u shpreh gjenerali Hajten.

Sicred