KRYEFAQJA » LAJME » Urdhri i Mjekut Veterinar merr masa ndaj disa mjekëve veterinarë
Urdhri i Mjekut Veterinar merr masa ndaj disa mjekëve veterinarë

Urdhri i Mjekut Veterinar merr masa ndaj disa mjekëve veterinarë

Pas shkeljeve të konstatuara nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, Urdhri i Mjekut Veterinar ka marrë masa ndaj disa mjekëve veterinarë. Në vazhdim të masave për disiplinimin e therjes së kafshëve dhe tregtimit të mishit, ka konstatuar se janë bërë shkelje edhe nga vetë mjekët veterinerë. Pas verifikimit të shkeljeve, është njoftuar Urdhri i Mjekut Veterinar të Shqipërisë, për tre raste, për Bashkinë Bilisht, Bashkinë Durrës dhe Bashkinë Pogradec. Pas shqyrtimit të dokumentacionit përkatës për veprimet e kryera nga mjekët veterinarë, u gjend se veprimet ishin në kundërshtim me Kodin e Etikës Profesionale. Ndaj tyre u mor vendimi që t’i hiqet e drejta e ushtrimit të profesionit të mjekut veterinar për një periudhë të caktuar mujore, bazuar në shkeljet e kryera. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit i bën thirrje të gjithë konsumatorëve që për çdo shqetësim në lidhje me sigurinë ushqimore, të denoncojmë pranë portalit online ose në emailin zyrtar të AKU-së.

Sicred