Stuhia Nejt është shoqëruar me erëra të forta, shira të fuqishëm dhe përmbytje në Bregun amerikan të Gjirit. Nejt filloi si një uragan I kategorisë 1 kur kaloi mbi Lumin Misisipi në Ljuizjana, me erëra që arritën shpejtësinë e 137 kilometrave në orë. Kur kaloi për herë të dytë mbi Biloksi të Misisipit mbrëmjen e së shtunës, Nejt u dobësua në stuhi tropikale. Por meteorologët paralajmërojnë se ajo vijon të jetë e rreziokshme. Pesë porte në Bregun e gjirit u mbyllën si masë paraprake para se Nejt të godiste atje. Shumica e platformave të naftës dhe gazit evaukuan stafin. Presidenti Donald Tramp deklaroi gjendjene emergjencës për Ljuizjanën dhe Misisipin, duke u hapur kështu rrugë autoriteteve lokale që të kërkonin ndihmë federale për përballimin e pasojave të mundshme të fenomenit natyror. Nejt ka shkaktuar vdekjen e të paktën 25 personave në Nikaragua, Kosta Rika dhe Honduras.. Megjithëse jo aq i fortë si urganët maria dhe Irma, Ljuizjana, misisipi, Alabama dhe disa pjesë të Floridas nxorrën paralajmërime dhe urdhra evakuimi, para se uragani të kalonte mbi territoret e këtyre shteteve.
