KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Uragani në Hauai, Tramp shpall gjendjen e jashtëzakonshme
Uragani në Hauai, Tramp shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Uragani në Hauai, Tramp shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Hauai është goditur nga erëra të forta dhe shira të rrëmbyeshëm ndërsa uragani Lane i afrohet shtetit amerikan duke shkaktuar përmbytje të mëdha dhe rrëshqitje dheu. Shkollat dhe zyrat janë mbyllur ndërsa banorët janë strehuar në ambiente të sigurta. Ndërsa uragani i afrohet ishullit, erërat kanë kapur shpejtësinë e 200 kilometrave në orë. Presidenti Donald Tramp ka shpallur që më herët gjendjen e emergjencës për Hauain. Shtëpia e Bardhë tha se autoritetet federale janë në gatishmëri për të ofruar mbështetje dhe ndihma për autoritetet lokale. United Airlines ka anuluar ndërkohë të gjitha fluturimet dhe nga aeroportet kryesore.

Sicred