KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Uragani Maria në Porto Riko
Uragani Maria, në Porto Riko, i fuqishem

Uragani Maria në Porto Riko

Ishulli i Porto Rikos ka mbetur pa energji elektrike për shkak të Uraganit Maria. Sipas Qendrës Kombëtare Amerikane të Uraganëve, përmbytje katastrofike po pushtojnë tashmë ishullin, që është shtëpi e 3.5 milionë banorëve. Guvernatori i Porto Rikos, ka konfirmuar një viktimë deri më tani, ndërkohë që Uragani Maria po zhvendoset drejt Republikës Dominikane, si një stuhi e kategorisë dy. Stuhia ka shkaktuar trazira përqark Karaibeve në trajektoren veri-perëndimore që ka ndjekur. Informacioni për nivelin real të dëmeve po vonon në konfirmim për shkak se lidhjet e komunikimit janë dëmtuar rëndë. Autoritetet ngrenë shqetësimin se numri i viktimave do të rritet. Ndërkohë, zyrtarët e Porto Rikos i kanë kërkuar presidentit Donald Trump ta deklarojë ishullin një zonë të prekur nga katastrofa pasi Maria ka sjellë përmbytje të mëdha dhe erëra kërcënuese. Edhe pse autoritetet kishin ngritur rreth 500 streha përqark ishullit, Guvernatori tha se dëmet madhore ishin të paevitueshme. Porto Riko përballet me një borxh publik prej 73 miliardë dollarësh dhe dëmi i lënë pas nga Maria mund të përkeqësojë krizën financiare të ishullit. Maria është stuhia e dytë shkatërruese që godet Karaibet në këtë sezon uraganesh. Uragani Irma shkaktoi jo pak dëme në këtë rajon më herët gjatë muajit.

Sicred