KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Uragani “Maria” mbërrin në Republikën Dominikane

Uragani “Maria” mbërrin në Republikën Dominikane

Uragani “Maria” nuk e kurseu Republikën Dominikane nga furia e tij, duke u përplasur mbi disa zona të saj me shira të rrëmbyer dhe erëra të fuqishme, por sërish më pak shkatërrues se në pjesë të tjera të rajonit. Punta Cana, një pikë turistike tepër popullore e vendit, u përball me erëra të tërbuara dhe dallgë të larta. “Maria” tani po i drejtohet ishujve Turks e Kaikos dhe juglindjes së atyre Bahamas, duke i kërcënuar edhe ata me det të trazuar. Kur u përplas mbi Porto Riko si uragan i kategorisë së katërt, “Maria” ishte stuhia më e fuqishme që fshikullonte territorin amerikan në më shumë se 90 vjet, duke shkaktuar përmbytje masive e duke lënë pothuajse të gjithë ishullin pa energji elektrike. Trump e shpalli Porto Rikon të enjten zonë fatkeqësie natyrore dhe tha se do të vizitonte ishullin, pa sqaruar megjithatë se kur. Në zonat e goditura lëvizja është e pamundur dhe shkalla e rrezikshmërisë është e lartë. Në ishujt Turks dhe Kaikos një pjesë e njerëzve kanë nisur të largohen, ndërsa të tjerë po përgatiten të fshihen për t’u mbrojtur.

Sicred