KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Uragani Maria drejt Karaibeve

Uragani Maria drejt Karaibeve

Pas shkatërrimit të sjellë nga Irma, ishujt e Karaibeve po përgatiten për një tjetër uragan, i quajtur Maria. Sipas Qendrës Kombëtare Amerikane të Uraganëve, stuhia e kategorisë së parë do të forcohet me shpejtësi në 48 orët në vijim dhe do të godasë fillimisht ishujt Liuord. Maria po kalon thuajse në të njëjtën rrugë si Irma, që shkatërroi rajonin më herët gjatë këtij muaji. Për shumë ishuj, autoritetet përkatëse kanë lëshuar paralajmërime për uragan, ndërkohë që vijon rimëkëmbja pas Uraganit Irma, që la të paktën 37 persona të vdekur dhe shkaktoi miliarda dollarë dëme materiale. Sipas Qendrës Kombëtare të Uraganëve, Maria po vjen me erëra që arrijnë deri në 137 km/h. Qendra ka parashikuar reshje që mund të shkojnë deri në 51 cm përqark ishujve Liuord, përfshi edhe Porto Rikon, Ishujt e Virgjër Britanikë dhe Shtetet e Bashkuara, ndërkohë që është dhënë alarmi për përmbytje dhe rrëshqitje toke. Një uragan i dytë me emrin Jose është gjithashtu aktiv në oqeanin Atlantik, me erëra që arrijnë një shpejtësi maksimale prej 144 km/h.

Sicred