KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Uragani Irma zbarkon në ishujt Turks dhe Kaikos pas shkatërrimit në Karaibe

Uragani Irma zbarkon në ishujt Turks dhe Kaikos pas shkatërrimit në Karaibe

Uragani Irma ka goditur ishujt Turks dhe Kaikos, pasi shkatërroi ne mase tre madhe Karaibet, duke vrarë të paktën 14 persona. Erëra të fuqishme dhe deti i trazuar goditën territorin britanik, që për herë të parë përjeton një uragan të kategorisë së pestë. Ka patur dëme dhe përmbytje edhe në Haiti, që ende po rimëkëmbet nga tërmeti shkatërrues i vitit 2010. Ndërkohë edhe Florida ndodhet në gjendje emergjence, teksa pritet që Uragani Irma të zbarkojë atje të dielën. Rreth 500.000 personave iu kërkua të largoheshin nga pjesa jugore e shtetit. Përllogaritjet paraprake flasin për 1.2 milionë persona të prekur nga Irma dhe kjo shifër mund të rritet në mënyrë dramatike deri në 26 milionë, sipas deklaratës së Kryqit të Kuq. Ka shqetësime se sëmundje të ndryshme mund të përhapen me shpejtësi në zonat ku uji i pijshëm dhe kanalizimet janë shkatërruar. Nisur nga kjo, zyrtarët kanë paralajmëruar se numri i viktimave do të rritet. Britania, Franca dhe Holanda kanë dërguar anije, ekipe shpëtimi dhe furnizime emergjente drejt territoreve të tyre që janë goditur nga Uragani Irma. Por përpjekjet e ndihmës janë penguar nga dëmtimi i aeroporteve dhe porteve lokale. Meteorologët paralajmërojnë për një tjetër stuhi të krijuar në Atlantik, Hose, që është klasifikuar si uragan i kategorisë së tretë me erëra deri në 195 km/h. Ndërkaq, Uragani Katia në Gjirin e Meksikës, edhe pse është forcuar, vijon të mbetet një stuhi e kategorisë së parë me erëra deri në 140 km/h.

Sicred