KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Uragani Irma shkatërroi mijëra banesa

Uragani Irma shkatërroi mijëra banesa

¼ e banesave në ishujt Florida Keys, të cilët u goditën nga Irma, kur kjo e fundit ishte uragan i kategorisë së katërt, janë shkatërruar plotësisht. Pamjet e fundit tregojnë shtëpi të shkatërruara pasi stuhia preku rajonin me erëra që shkonin deri në 192 kilometra në orë. Rreth 90 mijë banorë që po kthehen ndërkohë pranë banesave të tyre në këto ishuj dhe në Majemi Biç kanë bërë të ditur se pikat e karburantit vijojnë të jenë të mbyllura dhe sinjalet e telefonave celulare me probleme. Të pajisur me mjetet e emergjences, skuadrat e shpëtim-kërkimit po punojnë në zonat më të prekura. Presidenti Donald Tramp do të vizitojë Floridan këtë të enjte për të parë nga afër dëmet që Irma shkaktoi në këtë shtet. Ky do të jetë udhëtimi i tretë brenda dy javësh i zotit Tramp që ka lidhje me uraganët. 18 persona kanë humbur jetën në shtetet e bashkuara të amerikës gjatë incidenteve që kishin lidhje me uraganin Irma. 12 prej këtyre viktimave u shënuan në Florida. Rreth 6.9 milionë banesa u lanë pa energji elektrike në Florida, Xhorxha, Karolinën e Veriut, karolinën e jugut dhe Alabama. Disa pjesë të ishujve Florida Keys, të cilët u prekën më rëndë nga uragani, janë hapur, por hyrja është e kufizuar për pasi po vijon puna për pastrimin e rrugëve dhe kontrollimin e gjendjes së urave që lidhin këta ishuj.

Sicred