KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Uragani Irma godet bregdetin perëndimor të Floridas
Uragani Irma, godet bregdetin perëndimor, të Floridas

Uragani Irma godet bregdetin perëndimor të Floridas

Uragani Irma ka goditur bregun perëndimor të Floridas, ndërsa qyteti i Majamit po përjeton përmbytje të rrezikshme në rrugët përgjatë bregut. Megjithëse Irma është dobësuar nga kategoria tre në 1, erërat e saj vijojnë të jenë të forta duke kapur kuotën e 137 kilometrave në orë. Më shumë se 3.4 milionë shtëpi në shtetin e Floridas janë pa energji elektrike, ndërsa pjesë të mira të Mejemit vijojnë të gjenden nën ujë. Të paktën katër persona raportohet të kenë humbur jetën si pasojë e situatave të lidhura me stuhinë. Disa zona janë në gjendje ndalim-qarkullimi. Presidenti Donald Tramp ka shpallur gjendjen e fatkeqësisë së madhe, si dhe aktivizimin e ndihmës federale të emergjencës për Floridan, ndërsa e ka përshkruar uraganin si “përbindëshi i madh”. Në orën 6 GMT, uragani ishte rreth 40 kilometra larg verilindjes së zonës së Tampas, ku banojnë afro 3 milionë persona. Ky rajon nuk është goditur nga një uragan i përmasave të mëdha që nga viti 1921. Irma pritet të dobësohet në stuhi tropikale ndërsa do jetë mbi veriun e Floridas ose jugun e Xhorxhas mbrëmjen e kësaj të hëne, por fillimisht qendra e saj do të vijojë të lëvizë mbi territorin e Floridas perëndimore..

Sicred